Mbahet eventi i rëndësishëm në Turqi/ Ja kush u shpall seriali dhe aktorët më të mirë të vitit

Mbrëmjen e djeshme u transmetua në Turqi eventi i rëndësishëm dhe shumë i ndjekur “Pantene Altin Kelebek”, ku u ndanë çmime për aktorët e serialet më të mirë të vitit.

Në event morën pjesë figura të njohur të ekranit dhe u ndanë disa çmime.

Seriali më i mirë i vitit u shpall “Mucize Doktor” (Doktori i mrekullive), i cili së shpejti do të nisë transmetimin edhe në TV Klan.

Çmimin aktorja më e mirë femër e fitoi Ebru Sahin, e njohur si “Rejan” nga seriali “Hercai”. Ndërsa aktori më i mirë mashkull u shpall Taner Olmez, i cili luan rolin e “Aliut” në serialin “Mucize doktor”.

Çifti më i mirë në serial u shpall Aybuke Pusat dhe Furkan Andiç nga seriali “Her Yerde Sen”, një tjetër serial që pritet të nisë në TV Klan.

Seriali më i mirë komedi-romancë u shpall “Afili Ask”, i cili është transmetuar në Tring me titullin “A vjen më pas dashuria”.

Dy aktorët kryesorë të këtij seriali, Burcu Ozberk dhe Caglar Ertugrul fituan edhe çmimet si aktorët më të mirë të serialit komedi-romancë.

revistawho.com