Maya mes lotësh: Bëhem nënë në muajin kur humba dy njerëzit e dashur

Këngëtarja Maya do të bëhet nënë për herë të parë, dhe e ftuar në emisionin “Rudina” ditën e sotme foli për pritjen e ëmbël. Këngëtarja e njohur nuk mundi t’i përmbante dot lotët, kur moderatorja e pyeti sesi familjarët e saj e pritën lajmin e shtatzënisë. Ajo kujtoi të atin dhe të vëllain e ndjerë duke u shprehur se nuk arriti dot t’i lumturonte kur ishin gjallë. “Më vjen keq që ata nuk e dinë, që nuk munda t’i gëzoja. Doktori më tha ata e dinë përpara se ti.

Është edhe diçka e çuditshme që ky fëmijë vjen në dhjetor, dhe unë atë muaj humbur babain dhe vëllain. Zoti me një dorë të hedh, me një dorë të pret “, u shpreh Maja mes lotësh. Në fund të emisionit, këngëtarja u surprizua nga bashkëshorti i saj Arben Shuaipi, i cili mbërriti në studio me një buqetë me lule, shkruan IconStyle. “Kur e pashë Benin sot i thashe: “Po ti ç’ne je veshur me këto të bardhat në kohë me shi? I vesha kot më tha që të bëjmë edhe ndonjë foto”, tregoi këngëtarja pwr partnerin qw ia kishte mbajtur tw fshehtw surprizwn e ardhjes nw studio.