Maya Aliçkaj: Pas shtatzënisë shtova shumë peshë, ja si po ushqehem në karantinë

E vetizoluar në shtëpinë e saj private, në një kompleks vilash luksoze në periferi të kryeqytetit, Maya Aliçkaj, këngëtarja e njohur e muzikës popullore ka treguar sot për “Ora e Tiranës” sekretin e rënies nga pesha.

Pas shtatzëniësë ajo mori shumë peshë, por me dietë, edhe në këto kohë karantine kur rrugët kalojnë nga frigoriferi, po ia del të heqë kilet e tepërta.

“Çdo ditë hipi mbi peshore dhe peshohem. Pas shtatëzënisë shtova peshë dhe tani po mbaj një dietë që të heq edhe ca kile të tepërta.

Këto ditë izolimi për djalin po gatuaj gjellëra me perime, ndërsa për vete dhe bashkëshortin perime me peshk, mish viçi apo mish pule, apo edhe bishtajoret”, ka treguar Maya.

Këngëtarja ka treguar se është treguar shumë e kujdesshme për shëndetin e familjarëve të saj gjatë kësaj periudhe, duke treguar vëmendjen maksimale në çdo moment.

revistawho.com