Max Ehrich reagon për herë të parë pas ndarjes nga Demi Lovato
Këngëtari Max Ehrich ka folur për herë të parë rreth ndarjes me Demi Lovato, dy muaj pasi u fejuan.
Sipas The Mirror, Max ishte suprizuar nga ky vendim pasi Demi nuk i ka treguar se do të ndahet.Në një postim në rrjetin social Instagram, ai shkroi:
“Imagjinoni të kuptoni statusin e marrëdhënies tuaj përmes gazetave”.
“Aq më pak kur je duke u marrë me një film biografik të një pastori, që shikon të ndihmojë të tjerët”, shtoi Max.
Ehrich dhe Lovato filluan lidhjen e tyre gjatë muajit mars, ndërsa qëndruan së bashku gjatë pandemisë coronavirus.
Lajmet për ndarjen e tyre nisën këtë javë , teksa Demi shfaqej në rrjete sociale pa unazën e fejesës.