Matt Damon nxjerr në shitje vilën në Los Angeles

Matt Damon nxjerr në shitje vilën e tij në Pacific Palisades, me vlerën 21 milionë dollarë. Aktori e merr këtë vendim vetëm pak pasi shiti apartamentin në Brooklyn Heights. Vila në Los Angeles është konsideruar nga vet Damon si shtëpia e ëndrrave, por duke qenë se do zhvendoset në New York i duhet ta shesë.

Në këtë shtëpi ai ka jetuar për shumë vite bashkë me familjen e tij.

Shtëpia ka një bar, një palestër, një kinema, një kantinë vere, pishinë, spa, me pak fjalë çdo gjë që përfaqëson luksin dhe rehatinë.

Si thoni do tentoni ta blini?/revistawho.com