MatoLale humb nënën, reperi bën postimin e ndjerë: Më fal për të gjitha
Reperi i njohur, MatoLale ka humbur të ëmën. Lajmin e trishtë e ka bërë me dije vetë reperi përmes një postimi në rrjete sociale.
Ai ka publikuar një fotografi me nënën e tij teksa ndodhej në spital, krahas së cilës ka shkruar se shpreson shumë që ajo të ketë qenë krenare për të.
“Asnji sprove nuk eshte e barabarte me ate kur Zoti vendos me te marr nenen. Tani se kam me nonushen time qe qante per cdo hidherim timin dhe u gezonte me shum se un per cdo gezim timin. Jam bo pishman qe ste kam dhe njeher afer meje ti puthja kembet der sa tme shkoje.
Per ty kam bere shum gjera dhe prej teje skam bere shum te tjera. Shpresoj tkesh qen krenare per mu sic isha un per ty. Te dua pergjithmon dhe me fal per t’gjitha dhe njehere te fundit 🥺💔”, shkruan reperi.
View this post on Instagram
MatoLale ka dhënë një intervistë disa kohe me pare për Olsi Bylykun në “Roped With Olsi”. Reperi sqaroi mes te tjerash se kujt i drejtohet me frazën që bëri bujë “I kom bo me fol me vete un kto lythat, gjyshat” në këngën Jackpot. Ai tha se me termin “gjyshat” iu referohet artistëve të vjetër që nuk po përkrahin reperët e rinj.
“Këtu në Shqipëri ka një problem shumë të madh se këta “gjyshat” , që janë shumë, ideja është se këta nuk po i hapin krah artistëve të rinj. Gjithë bëjnë sikur duan me i ndihmuar por realisht nuk po e bëjnë. Dhe unë me personalitetin tim është se nëse nuk më hapin krah me të mira, do të detyrohesh në një mënyrë ose tjetër do t’ua marrësh.