“Masturbohem tri herë në ditë”- Blogerja flet hapur: Kam nevojë për të ashtu si njerëzit kanë nëvojë për ujë
Një grua ka zbuluar se masturbohet “tre herë në ditë” dhe thotë se ka nevojë për këtë ashtu si “njerëzit e tjerë kanë nevojë për ujë”.
Nëna e dy fëmijëve, Tracy Kiss, 32 vjeç, nga Buckinghamshire, filloi të fliste hapur për këtë në blogun e saj dhe nuk u kursye.
Ajo tha se mastubrimi “është një pjesë e natyrshme dhe normale e jetës dhe diçka për të cilën nuk duhet të turpërohemi”, sipas “The Sun”.
“Personalisht, unë masturbohem 2-3 herë në ditë, ose ndryshe sa herë që jam në shtrat gjatë ditës kur nuk kam kryer marrëdhënie seksuale me partnerin tim dhe kam nevojë për një çlirim seksual.
Unë e kuptoj që kjo mund të duket një sasi jashtëzakonisht e lartë që shumica e grave nuk mund ta diskutojnë ose rrëfejnë.”
Pavarësisht se pranoi që metoda e saj e preferuar e kënaqësisë është marrëdhënia seksuale, ajo shtoi se masturbimi është “pjesa kryesore” e ditës së saj.
Trejsi tha se ka eksploruar në të kaluarën për të kuptuar nëse është “e varur nga seksi”, pasi kishte partnerë që nuk mund t’i përputheshin qëndrueshmërisë së saj në dhomën e gjumit, por zbuloi se kishte dëshirë të lartë për seks.
Ajo shpjegoi: “Seksi më mban vigjilente ashtu si pirja e një kafeje ose e një pijeje energjike.”
32-vjeçarja tha se kur një partner dëshironte të flinte pa kryer marrëdhënie seksuale me të, ajo masturbohej për t’u çlodhur. Por kjo mund të shkaktonte tension, sepse ata mendonin se nuk ishin në gjendje ta kënaqnin atë.
Trejsi pohon se thjesht kujdeset për nevojat e saj seksuale “nëse një partner nuk e bën këtë”.