Masturbimi i hapi dyert e kinemasë, historia e Arjola Demirit që nga divorci me tre fëmijë tek…

Arjola Demiri është aktorja 34-vjeçare nga Tropoja, e cila pasi ka lënë pas divorcin si nënë e tre fëmijëve, do e shohim të martohet me Ermal Mamaqin në filmin e tij “I love Tropoja”. 

Tropojania shtatlartë, e njohur si “Xhbanja” e serialit “O Sa mirë”, duket se shkëlqimin në karrierë po e provon pas prishjes së martesës. Në datë 29 janar do të shfaqet premiera e filmit “I love Tropoja”, ku Arjola është aktorja protagoniste që bëhet nuse në krah të Ermal Mamaqit.

Aktorja ka postuar këngën “Mall i zjarrtë” me skenat më të bukura nga filmi, që është dhe kolona zanore e kompozuar nga Valentin Veizi, autori i këngëve më të famshme të Elsa Lilës. Aktorja protagoniste është Arjola Demiri, e cila u kthye në vendlindje, ku dhe u xhiruan skenat e filmit.

Po cila është historia e jetës së aktores, e cila aktualisht shfaqet çdo të diel në spektaklin e humorit “Portokalli”, si partnerja e Irgen Çelës në rolin e “Çifti i lumtur”?

Në fakt, martesa e saj përfundoi me divorc dhe ajo tashmë është nënë e tre fëmijëve. Por duket se katapultimin e saj në karrierë ia dha vetëm një rol i guximshëm në teatër që ajo pranoi ta merrte përsipër, edhe pse ka statusin e nënës.

Arjola-2

“MASTURBIMI” NË TEATËR QË I HAPI DYERT E KARRIERËS

Një ish-Miss nga Tropoja, e cila pasi përfundoi Universitetin e Arteve në Tiranë, të vetmet “vepra” të saj kishte tre fëmijët që erdhën në jetë nga martesa e dështuar. Pasi i rriti mjaftueshëm ata dhe nisi një jetë të re në Prishtinë, Arjola Demiri vendosi t’i hyjë seriozisht profesionit të aktores me vënien në skenën shqiptare në Tiranë të shfaqjes “Dashuritë e virgjëreshës Madalenë”, e autorit Ridvan Dibra, me regji të Ben Apollonit.

E vetme në skenë, pas bujës që bëri në Tiranë ajo u rikthye në Teatrin “Dodona” në Prishtinë, për të rrëfyer historinë e Madalenës në tri etapa të jetës së saj, etapa kyçe në jetën e një femre.

Shfaqja është plot situata komike, dramatike e tragjike që aq sa e bën publikun të qeshë, po aq e bën të reflektojë apo përlotet. Me interpretimin e saj plot finesë, Arjola mund të themi se theu një tabu, duke arritur të improvizonte një skenë masturbimi në skenën e teatrit, moment që ajo e cilësoi në media “shumë elegant” për t’u parë pa asnjë lloj sikleti, edhe pse ndodh live. Skenografinë e shfaqjes e ka krijuar po Ben Apolloni, kostumet Valdete Mustafa, fotografitë Arbër Elezi, ndërsa muzikën e ka kompozuar Memli Kelmendi.

Arjola-4

Për shfaqjen e guximshme të financuar nga Ministria e Kulturës, Arjola bashkëpunoi me Teatrin “Dodona”. Duke qenë se vepra titullohet “Dashuritë e virgjëreshës Madalenë”, të gjithë menduan se aktorja ishte po ashtu një vajzë beqare, por të gjithë u çuditën se kjo aktore me linja perfekte ishte nëna beqare e tre fëmijëve.

Aktorja shqiptare Arjola Demiri, e njohur me rolin e Xhbanes nga seriali “O sa mirë”, ishte para pak kohësh e ftuar në emisionin “Opinion”. Ajo foli për rolin e saj në teatër në monodramën “Dashuritë e virgjëreshës Madalenë”, ku i duhej të masturbohej në mes të skenës.

“Unë në monodramën e fundit që kisha, meshkujt e kishin më shumë mendjen që u eksituan sesa e shijuan ose morën mesazhin që përcillej… Në fakt, nuk është se kam bërë ndonjë gjë që ndonjë aktor më parë s’e ka bërë… Jam munduar të mos e ekzagjeroj, mos të bëj gjëra vulgare, por të jenë estetikisht të pranueshme për të gjithë. Meshkujt ndiheshin të eksituar”, është shprehur aktorja.

Arjola-3

RRËFIMI I ARJOLËS PËR DIVORCIN: U NDAVA NGA BURRI QË E DOJA ME PASION, KAM VENDOSUR TË MOS QAJ MË PËR MESHKUJT 

Arjola Demiri ka folur gjithmonë për divorcin, por shumë pak se si është ndjerë në ditët e para të martesës.

E ftuar në “E Diell” pak kohë më parë, ajo rrëfeu: “Deri kur bëra 19 vjeç, s’kisha parë njerëz të putheshin në buzë, derisa pashë çifte duke u puthur te Qyteti Studenti, kur dhe fillova studimet në Tiranë”, tregoi me sinqeritet ajo.

Arjola-5

Sa u takon fillimeve të martesës së saj, ajo kujton se ka pasur një dashuri shumë të fortë dhe të pastër. “Kur u martova, 3 ditë nuk kam dalë nga dhoma”, deklaroi ish-Missi, duke nënvizuar faktin se pasioni mes saj dhe ish-bashkëshortit ka qenë shumë i madh.

“Gazetarët më pyesin tërë kohës për divorcin, unë s’mund t’i gënjej”, ka thënë Demiri, duke hedhur poshtë zërat se këto deklarata i ka bërë thjesht për scoop-e.

“Ka momente që qaj, por në 2020 kam vendosur që të mos derdh më asnjë kokërr loti për asnjë mashkull”, tha më e vendosur se kurrë Arjola. /Panoramaplus.al