Maskohet për të hyrë në shtëpinë e të dashurës, Totti kapet “mat”!
Francesco Totti është kapur sërish në shtëpinë e Noemi Bocchi-t.
Për të kaluar pa u fotografuar nga paparacët ai ka zgjedhur të lëvizte me motor duke menduar se me kaskën në kokë do të ishte më e vështirë që ai të dallohej nga të tjerët.
Por, fotografët e të përjavshmes “Chi”, të vendosur pranë shtëpisë së Noemit, arritën ta fotografonin Totti-in. Ishte mëngjesi i së premtes kur Totti doli nga porta e shtëpisë së bukuroshes bionde.
Fotografët e kapën Totti-n teksa ndodhej në një motor tip skuter, me bluzë dhe pantallona të shkurtra, me kaskë në kokë i cili kishte tentuar të mbulonte edhe fytyrën. Nga e njëjta dera, kishte dalë më parë Noemi me vajzën e saj. Fillimisht shkoi në një sallon bukurie e më pas në disa dyqane çantash dhe këpucësh. Këtë gjë ajo e bëri për të tërhequr vëmendjen e ndonjë paparaci të mundshëm, por këta të fundit e kuptuan skenarin.