MASKIMI PËR HALLOWEEN/ VIP-at që provuan filtrat e frikshme të Snapchatit
Sot data shënon 31 Tetor, dhe pritjes për festën e Halloweenit i erdhi fundi. Një pjesë e mirë e vip-ave shqiptarë kanë bërë maskime nga më të ndryshmet përgjatë këtyre ditëv, ndërsa gjatë orëve në vazhdim pritet të shohim se si do të duken të maskuar pjesa tjetër. Deri tani kemi parë kombinime nga më të ndryshmet, si dhe të shumtë ishin ata që dekoronin dhe shtëpinë me detajet karakteristike të kësaj feste. Por përveç përgatitjes reale, është edhe rrjeti Snapchat që ofron mundësinë që vetëm me një foto të vetme të realizosh maskimin tënd në këtë ditë. Bebe Rexhe, Ori Nebijaj, Marina Vjollca, Fjorentina Halili, etj,janë personazhet e njohur që nuk nguruan t’i provonin filtrat e reja që ofronte Snapchati, shkruan Alpenews.