Mashtroi dhe vodhi 8 milion lekë, gjykata merr vendimin për Tire Alldervishin
Ditën e sotme, Gjykata e Tiranës ka marrë vendimin e saj për Tire Alldervishin, sanitaren që mashtroi 55 vjeçaren dhe i mori 8 milion lekë në këmbim të shërbimit për të ëmën me Covid.
Gjykata ka lënë burg Alldervishin, masë kjo e kërkuar edhe nga Prokuroria e Tiranës.
Sipas Ballkanëeb, prokurori Bledar Valikaj ka kërkuar masën “arrest me burg” me akuzën për mashtrim më shumë se një herë. Prokurori Valikaj deklaroi se sanitarja i mori 2 mijë lekë vajzës së pacientes vetëm për t’i futur celularin brenda në spital dhe se paratë i mori me pretendimin për t’ua çuar infermiereve, ndërkohë që pacientja i thoshte të bijës se nuk i jepej shërbim.
Tire Alldervishi do të qëndrojë në burgim deri në një masë të dytë të Gjykatës së Tiranës.