“Mashtrime, s’më ke dhënë asnjë kacidhe”- plas sherri për filmin e Ermal Mamaqit!

Duket se saga e debateve të filmave shqiptarë të cilët kohët e fundit janë rikthyer fuqishëm, të paktën nga prodhimtaria e lajmeve që nxisin, do të vazhdojë. (Për pak kemi premierën e filmit të Drilon Hoxhës).

Sa për update-im: Genti Lako ka qenë kompozitori i një prej kolonave zanore të “2 gisht mjaltë”, një film nga Ermal Mamaqi, kompozime të cilat i ka kënduar Orgesa Zaimi.

Por çfarë ka ndodhur? Genti Lako ka bërë një status në Facebook ku akuzon Ermal Mamaqin dhe Orgesa Zaimin për mos njohjen e autorësisë teksa Ermali ka qenë i ftuar në “Soiire”, ku edhe Orgesa është pjesë e emisionit si këngëtare, pasi sipas tij nuk ishte përmendur si autor i kompozimit.

“Muziken 42 track te filmit 2 Gisht Mjalt e ka bo kjo kocka ktu. Po te ishte te pakten 2 gisht burr do me falenderonte. Orgesa Zaimi Ermal Mamaqi. Un ju kom bo hasha . E more vesh Orgesa”- shkruan kompozitori (statusi i pa edituar).

Orgesa, e cila edhe është “tag-uar” nga kompozitori nuk ia lënë me kaq por i është kundë-përgjigjur, duke postuat në koment edhe videon kuuuuu në të vërtetë, Genti është falenderuar:

“Une mendoj qe je njeriu me jo njeri qe ekziston ne kte dynja dhe meqe e bere keshtu Genti Lako e para degjo mire se ke dhe “vesh” dhe e dyta me premtove qe do beja video klip e sa e sa mashtrime te tjera per kte film qe sme ke dhene asnje kacidhe… Ermali te pakten e vlereson kontributin tim kurse ti 0 big mouth”- shkruan Orgesa (me fakte, audio dhe video).

Siç thotë edhe një shoku im, në çfarë kohërash po jetojmë….