Masakra te “Don Bosko”, gjendet e djegur një “BMW X5” me dy kallashnikovë brenda
Një makinë e tipit “BMW X5” ku brenda saj janë gjetur dy kallashnikov është gjetur e djegur në zonën e Manzës.
Dyshohet se kjo makinë i përket autorëve të masakrës së djeshme në zonën e “Dob Boskos” në Tiranë, ku mbeti e vrarë një grua dhe të paktën 5 persona të tjerë u plagosën.
Armët dhe makina po këqyren nga policia shkencore për të zbuluar ndonjë gjurmë.
Kujtojmë se në ngjarjen e djeshme humbi jetën banakierja e lokalit në pronësi të Fatjon Muratit një person me precedentë të theksuar kriminalë.
Ndërsa të plagosurit që mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën janë shtetasit: Sahit Murati (xhaxhai i Fatjon Muratit), Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli.
Ora News