Masakra në Fushë-Krujë/ Lala: Brilant Martinaj mund të jetë nxjerrë në pritë! Gazetari: Një person mori 3 të rinjtë dhe i shoqëroi në…
Gazetari Eni Ferhati ka zbuluar se përpara ekzekutimit të trefishtë në Fushë-Krujë, të rinjtë janë takuar me një person tjetër. I ftuar në emisionin “Open”, Ferhati tha se ky shtetas ka shoqëruar Brilant Martinajn, Diklen Vatën dhe Besmir Hoxhën në një servis në Tapizë.
Pikërisht për këtë, ai është vendosur nën hetim.
Eni Ferhati: Makinat e naftës janë shumë të vështira të marrin flakë nga situata të tilla. Po hetohet dhe roli i një personi tjetër. Pasi viktimat kur kanë ardhur nga Laçi kanë ndërruar makinë dhe ka qenë një person që i ka çuar te servisi. Ata kanë mbaruar punë aty dhe më pas ky person i ka marrë për t’i çuar në vendin e sigurt ku kishin lënë makinën. Targa e autorëve ishte e vjedhur në Tiranë. Armët që kanë zgjedhur dhe aksi rrugor i zgjedhur, me formë të pjerrët ngrenë dyshimin e arsyeshëm që është një vrasje nga një grup i strukturuar kriminal.
Ndërkohë, gazetarja Klodiana Lala argumentoi se Brilant Martinaj nuk ishte një shënjestër e lehtë për tu eliminuar pasi ka pasur lidhje të forta në polici dhe lëvizte me një rreth të ngushtë njerëzish, me automjete të blinduara.
Sipas saj, të gjitha faktet dhe dinamika e ngjarjes tregojnë se me shumë gjasë Martinaj është nxjerrë në pritë.
Klodiana Lala: Sigurisht por nuk mund të vritej Brilant Martinaj pa një person që ta nxirrte në pritë. Fakti që qëndroi në një servis, tregon se personat që e ndiqnin kanë pasur informacion për lëvizjet e tyre. Personi i parë që është pyetur është pikërisht pronari i biznesit, se është i pari që ka folur me ta. Ai ka pasur lidhje të forta me policinë. Mbrëmjen që vrau Xhulio Prelën iku në Kosovë dhe policia nuk e ndaloi. Njerëz që kishin informacion për lëvizjen e tij e kanë shitur në një farë mënyre, sepse ai nuk ishte shënjestër e lehtë. Ai lëvizte me automjete të blinduara, 5 makina janë në zonën e Niklës që i di unë.