Masakra e tre të vrarëve me hark në Gjermani, gjenden edhe dy viktima të tjera, ngjarja lidhet me një kult seksi
Që pasi një pastruese në hotel gjeti trupat e një burri dhe dy grave të vrarë me hark, duket se Gjermania është “kapur” nga krimi. Policia gjermane është habitur nga rasti i vdekjes së dy grave të tjera, të cilat lidhen me ngjarjen tronditëse.
Njeriu në qendër të masakrës tronditëse është identifikuar si Trosten Weiss, i cili ishte i fiksuar me mesjetën dhe armët mesjetare.
Po ashtu në ngjarje përfshihet edhe Farina Caspari, një ndihmës pjekëse ndërsa viktima tjetër është Krestin Endres.
Sipas mediave të huaja, 30-vjeçarja Caspari ishte njeriu i fundit i gjallë në dhomën e hotelit, para se të kthente harkun drejt vetes së tij dhe të godiste. Caspari dhe Trosten weiss janë përshkruar si figura dominuese dhe që i trajtojnë gratë si skllave.
Më parë, Weiss drejtonte një dyqan me temë mesjetare të mbushur me armë, ndërsa në qendër të dyqanit ishte një manekin i spërkatur me gjak.
Të tjerët të vrarë duket se janë izoluar nga familjet e tyre dhe janë vënë nën ndikimin e Weiss. Kur janë gjetur të vdekur, ai po mbante duart me Krestin Enders, 30-vjeç, i cili u qëllua gjithashtu nga një shigjetë në zemër. Dy ditë më vonë u gjetën dy viktima të tjera, mësuesja e Farina-s një 35-vjeçare e njohur si Gertrud dhe një 19-vjeçare e identifikuar si Carina. Ata u gjetën në apartamentin e Farinas.
Deri më tani autoritetet janë të paqartë në lidhje me ngjarjen. “Ne kemi pesë persona të vdekur, kaq është e qartë, pjesa tjetër është ende enigmë”, thotë prokurori Walter Feiler.
Dyqani i Weiss ofronte gjithashtu edhe leksione për dyluftim me shpata.
Sipas policisë, gratë e gjetura të vdekura ishin veshur me të zeza dhe kishin shumë piercing dhe tatuazhe. Trosten dhe Kerstin u gjetën në krevat të kapur për dore, të vrarë me vetëm një shigjetë secili, ndërsa qëlloi më pas veten në qafë.
Ndërsa Gertrud dhe Carina mendohet të jenë vrarë para vrasjes së trefishtë, ndërsa dyshohet se të gjitha viktimat ishin pjesë e një kulti seksi.