“Martohu, çfarë pret, shoqet janë bërë me fëmijë”- Ja si i përgjigjet Big Mama pyetjeve të ndjekësve, tregon a e ka gjetur princin e kaltër

Këngëtarja Big Mama, e cila prej disa kohësh po bën pauzë në karrierën muzikore, është treguar mjaft e rezervuar për sa i përket jetës së saj personale.

Mirëpo, gjatë një bashkëbisedimi virtual me ndjekësit, ajo ka lënë të nënkuptohet se është në një lidhje.

“Hajde martohu, çfarë po pret, shoqet e tua janë bërë me fëmijë, thonë nënat tona”– i shkroi një ndjekëse.

Dhe këngëtarja iu përgjigj: “E pres kalin, se princin e kam gjetur!”

Ndërsa pyetjes nëse është fejuar, iu përgjigj: “Jo, me fjalë jo!”, duke treguar se akoma nuk ka vendosur për të ndërmarrë këtë hap në jetën e saj.

Big Mama gjithashtu foli për peshën e saj trupore, duke treguar se ka humbur 40 kilogramë.

Kujtomë që ajo bëri ndryshim drastik në peshën e saj, pasi iu nënshtrua operacioneve për tu dobësuar.

/Panoramaplus.al