Martohet Zaimina Vasjari? Shikoni momentet kur i afrohet altarit me fustan të bardhë

Ajo është një nga vajzat më të pëlqyera të ekranit, e cila e ka mbajtur gjithmonë të fshehtë lidhjen e saj me biznesmenin nga Durrësi, Klodian Asllanin. Zaimina Vasjarivendosi ta prezantonte partnerin vetëm pak ditë para se të sillte në jetë vajzën, duke publikuar dy foto shumë të bukura ku shihej me barkun e rrumbullakosur në krah të partnerit. Pasi u bë nënë të gjithë po prisnin që këngëtarja të lajmëronte se kur do të kurorëzohej në martesë lidhja e saj disavjeçare. Dje ajo na ka surprizuar pasi në videon promovuese të emisionit “Xing me Ermalin”, ka zbuluar se do të martohet gjatë emisionit të famshëm. Këngëtarja shihet e veshur me fustan të bardhë, ndërsa dasmën e plotë të Zaiminës do të keni mundësi ta ndiqni gjatë emisionit që transmetohet në puntatën e sotme./Story.al/