Martohet ylli i filmave italianë: Detajet nga dasma private e Manuela Arcuri

Manuela Arcuri, a.k.a Paola e “Carabinieri” ka kurorëzuar në martesë fundjavën e shkuar dashurinë e saj 10 vjeçare. Ajo dhe partneri Giovanni Di Gianfrancesco konfirmuan publikisht romancën e tyre në 2010-ën, për t’u martuar në Las Vegas në 2013 e për t’u bërë më vonë prindër të Mattia-s, sot 8-vjeç.

Së fundmi, vendosën që gjithë këto ngjarje t’i festojnë përmes një ceremonie të madhe ku të ftuar kanë qenë familjarët dhe miqtë më të afërt të të dyve.

Eventi i organizuar ishte shumë privat, por revista italine Chi ia doli të publikojë ekskluzivisht disa foto nga ceremonia. Aktorja e famshme veshi jo një, por 3 fustane të bardhë dhe s’mund të mos dukej si një princeshë!

Çifti u kurorëzua në Castello Odescalchi në Bracciano, vend shumë i njohur për martesa të famshmish, duke nisur nga Michelle Hunziker dhe Eros Ramazzotti në 1998, e deri tek Tom Cruise dhe Katie Holmes në 2006.

Anabelmagazine