
Martohet vajza e vetme e Ibrahim Rugovës, Teuta! Familja e ish-presidentit të Kosovës feston në te “Rezidenca Rugova” në Prishtinë
Ish-deputetja dhe e vajza e vetme e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, Teuta Rugova, është martuar zyrtarisht një ditë më parë.
Ajo ka kurorëzuar dashurinë me partnerin e saj, Agron Gjeloshin, djalin e aktivistit të njohur, Nik Gjeloshi, në një ceremoni të veçantë familjare, e cila u mbajt në shtëpinë e familjes Rugova, të njohur ndryshe si “Rezidenca Rugova” në Prishtinë.
Lajmi është bërë publik nga kunata e saj, stilistja e njohur Blerina Kllokoqi Rugova, e cila ka ndarë disa fotografi nga ceremonia, ku çifti shfaqet i lumtur dhe i emocionuar.
Kurorëzimi është bërë nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i cili ishte i pranishëm për të zyrtarizuar këtë moment të rëndësishëm për çiftin.
panorama.com.al