Martohet vajza e Kurt Cobain: U nda me ish-in për kitarrën e të atit!

Frances Bean Cobain u martua. Vajza e Kurt Cobain dhe djali i “mbretit të patinave”, Tony Hawk, Riley, i thanë “po” njëri-tjetrit. Sipas TMZ, ata lidhën kurorë në Los Angeles pasi morën një licencë martese në shtator në San Diego County. Solisti i REM, Michael Stipe drejtoi ceremoninë.

Frances Bean Cobain dhe Riley Hawk janë në një lidhje që nga janari i vitit 2021. Për vajzën e Kurt Cobain, kjo është martesa e dytë, e para për Rileyn. Frances bëri kërkesë për divorc nga bashkëshorti i saj i parë, muzikanti Isaiah Silva, në mars 2016 pas më pak se 2 vitesh martesë.

Dasma mes të dyve u mbajt në fshehtësi të madhe përpara një numri të vogël të afërmish e miqsh verën e vitit 2014, pas një lidhjeje që kishte vazhduar prej tre vitesh. Çifti nuk kishte fëmijë dhe përfundoi duke u grindur për kujdestarinë e njërës prej kitarave të Kurt Cobian: Martin D-18E, e konsideruar me vlerë disa milionë dollarë, e përdorur për MTV Unplugged, që u regjistrua në Nju Jork disa muaj para vetëvrasjes së tij.

Sipas Silvës, instrumentin ia ka dhënë ish-bashkëshortja si dhuratë për martesë dhe për rrjedhojë e konsideronte pronë të tij. Trashëgimia e Frances Bean Cobain llogaritet në rreth 450 milionë dollare. Përpos kësaj, ajo ka edhe të drejtat për muzikën dhe imazhin e babait të saj.

Bordo