Martohet Sergio Ramos, pamjet nga ceremonia luksoze ku u ndaluan telefonat
Kapiteni i Real Madrid, Sergio Ramos ka celebruar sot në martesë lidhjen e tij të gjatë me gazetaren Pilar Rubio.
Ceremonia u mbajt në katedralen Sevilla ku Ramos u shoqërua nga nëna e tij ndërsa Rubio nga babai i saj. Në ceremoninë e martesës morën pjesë mbi 400 persona, mes tyre personazhe të njohur të futbollit si David Beckham dhe bashkëshortja Victoria, Jordi Alba, Luka Modriç, Keylor Navas, Roberto Carlos, Alvaro Morata.
Ra në sy mungesa e Cristiano Ronaldos. Ceremonia zgjati një orë dhe nuk u lejuan të përdoreshin telefonat. Në dasmën e Ramos performoi grupi legjendar AC/DC për të cilës Ramos ka paguar më shumë se 1 milion euro, shkruan Faxnews.al. Ramos, 33 vjeç dhe Rubio, 41 vjeç u martuan pas 7 viteve bashkëjetesë. Ata janë prindër të 3 djemve, Alejandro, Sergio dhe Marco.