Martohet krimineli më i bukur në botë?
Jeremy Meeks, aktualisht cilësohet si një ndër meshkujt më të bukur në botë, por e kaluara e tij ka qenë jo shumë e mirë. Ai u bë i njohur në kohën kur vuante dënimin në burg për disa çështje të të kaluarës së tij. Në kohën kur ishet i burgosur Jeremy ishte i martuar, ndërkohë që pas famës që mori ai u nda nga bashkëshortja me të cilën ka dy fëmijë, dhe u fejua me me trashëgimtaren e “Top Shop”, Chloe Green. Por krimineli më i bukur në botë, duket se tashmë po kalon në një tjetër fazë. Ai është fotografuar të martën në Beverly Hills, duke u futur në një argjendari. Mesa duket Jeremy dhe e dashura e tij do të kurorëzojnë lidhjen me martesë. “Top Channel” shkruan se Jeremy aktualisht i është përkushtuar fushës së modelingut, duke u shndërruar në imazh të firmave më të njohura në botë. /Story.al/