Martohet Ingrit Gjoni? Këngëtarja nxjerr foton me vello nusërie

Ingrit-Gjoni-2

Në muzikë ka pasur sukses me bashkëpunimet me Gjeto Lucën, ndërsa në rrjetet sociale këngëtarja e njohur, Ingrit Gjoni poston shpesh foto të bukura artistike. Nëna e djalit Parid, vetëm pak minuta më parë postoi në Instagram një foto shumë intriguese të shkrepur nga Juxhin Kurti. Këngëtarja shfaqet në pozën e fundit super në formë me vello nusërie, dhe një buqetë lulesh të bardha në dorë. E veçanta në këtë foto është fakti që Gjoni ka veshur pantallona të shkurtra dhe pulovër të kuqe poshtë vellos. Fansat janë intriguar me foton ku Ingriti shfaqet duke ecur si nuse transgresive.