Martohet asistentja e Martha Stewart, festa e beqarisë me kostume popullore në New York

“Në më pak se tre javë asistentja ime ekzekutive, Shqipe Berisha dhe i fejuari i saj Zenel Lulanaj, do të martohet.” – shkruan Matha Stewart, në blougun e saj të famshëm “The Martha Blog”.

Gjatë javës së shkuar një festë beqarie u zhvillua në New York, ku morën pjesë 60 familje shqiptare që banojnë në SHBA dhe miq që kishin ardhur nga Kosova. E bukura e kësaj dasme ishe elementi tradicional i integruar me kujdes nga Berisha. Ndërkaq fustani i nusërisë ishte i përzgjedhur me shumë kujdes duke dhënë imazhin e një nuseje shumë elegante. Fotografitë nga Joseph Shkreli.