Martohet alpinistja Uta Ibrahimi
Ditën e sotme (e shtunë) bëhet e ditur se i ka dhënë fund beqarisë alpinistja, Uta Ibrahimi.
Ajo është martuar me partnerin e saj, Metodi Chilimanov, në një ceremoni me miqtë e të afërmit.
Lajmi është bërë i ditur nga ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fisnik Ismajli, në disa postime që ka shpërndarë në rrjete sociale.
Alpinistja, e cila ka korrë suksese të mëdha në sportin e alpinizmit, ka shkëlqyer me një dukje më ndryshe me fustan të bardhë.
Partneri i saj në anën tjetër po ashtu ka zgjedhur një kostum bardh e zi mjaft elegant.
Të ftuar kanë qenë edhe figura të tjera të njohura, përfshirë edhe nga bota e sportit.
Gjilanasja deri më tani ka ngjitur majat më të larta të globit, që e ka bërë të rikthehet në një nga yjet më të suksesshme shqiptare në këtë fushë.