
Martohet aktorja e njohur turke! Fotot e para nga dasma!
Aktorja e njohur turke, Demet Özdemir dhe Oğuzhan Koç, të cilët janë bashkë prej kohësh, janë martuar.
Dasma e çiftit, të cilët u fejuan në qershor, u zhvillua në një hotel në Sarıyer, Stamboll. Në dasmën e tyre morën pjesë emra të njohur nga bota e artit.
Ylli i telenovelave i tha “po” propozimit për martesë më 14 shkurt, ditën e Shën Valentinit. Dasma ishte planifikuar më 26 gusht, por u shty për 2 ditë për shkak të motit të keq.
Özdemir zgjodhi dy fustane përrallore. Këngëtarj i ka dhuruar aktores një gjerdan “Bulgari Serpenti” që besohet se është i vetmi në Turqi, çmimi i të cilit shkon në 850 mijë lira turke.