Martohet aktori i serialit “Dashuria është në ajër”

Aktori Ismail Ege Sasmaz që luan në serialin “Dashuria është në ajër”, i cili po transmetohet në TV Klan, është martuar.

Aktori ka lidhur kurorë me Hande Unsal, e cila është gjithashtu aktore. Çifti kanë mbajtur një dasmë mes miqve dhe të afërmve në Manisa, larg zhurmës së Stambollit.

Në dasmën e aktorit 27-vjeçar nuk mungoi as qeni i tij me të cilin publikoi edhe fotografi. Ndërkohë nusja, Hande, 30 vjeç u shfaq shumë elegante me fustanin e bardhë, me vello dhe buqetën me lule.

Hande dhe Ismail janë bashkë prej disa vitesh.