Martohen Taulant Xhaka dhe Arbnora Nuredini
Futbollisti i njohur i Kombëtares Shqiptare, Taulant Xhaka, i ka dhënhë fund beqarisë tashmë edhe zyrtarisht.
Ai dhe partnerja e tij, bukuroshja Arbnora Nuredini, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë të martën e 28 janarit 2020.
Këtë gjë e kanë bërë të ditur përmes disa fotografive të publikuara në rrjetin social Instagram, ku shfaqnin momentet gjatë nënshkrimit të aktit martesor.
Arbnora dukej shumë elegante e veshur me një fustan të gjatë, teksa mbante duart te barku i saj, pasi tash e sa muaj ajo është në pritjen e ëmbël të një fëmije.
“Zotëri dhe Zonja Xhaka”, ka shkruar Taulant Xhaka në mbishkrimin e këtyre fotografive, teksa ka pranuar urime të shumta nga miqtë, familjarët e fansat e shumtë.
Dyshja janë njohur me njëri-tjetrin shumë vite më parë, teksa kanë vendosur që tashmë marrëdhënien e tyre bashkëshortore tashmë ta rregullojnë edhe ligjërisht. /Telegrafi/