Martohen në fshehtësi Fero dhe Arbenita
Një nga çiftet më të komentuar të showbizit, modelja Arbenita Ismajli dhe reperi Fero i kanë dhënë fund beqarisë.
Vetë çifti këtë veprim e kanë bërë në fshehtësi të plotë, por lajmin e bëjnë të ditur burime për “Prive”.
Sipas burimeve të sigurta, Fero dhe Arbenita e kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë dhe këtë e dinë vetëm familjarët dhe një rreth shumë i ngushtë i miqve.
Edhe pse historia e tyre ka patur shumë lajme me ndarje e ribashkime, çifti duket se është stabilizuar dhe kanë vendosur të marrin këtë vendim që do t’i lidhë edhe më shumë me njëri-tjetrin.