Martohen Dojna Mema dhe Vlashent Sata
…dhe jo, nuk është shaka. Dojna Mema dhe Vlashent Sata janë tashmë burrë dhe grua.
Përmes një postimi në rrjete sociale, moderatorja bëri me dije se ata janë celebruar. “Çdo 1 prill do të festojmë përvjetorin e martesës. Jo, nuk është shaka. #tëmartuar.” – shkruan ajo.
Dojna zgjodhi të veshë një kostum klasik të bardhë me atlete, ndërsa Vlashenti një kostum të zi jo dhe aq klasik nisur nga modeli i veçantë i xhaketës dhe pantallonat e gjera.
Ata do të bëhen së shpejti prindër të një djali.
“Që tani e imagjinoj kapitullin e ri të jetës sime ku pasi të kem shkelur çdo Lego nëpër shtëpi dhe të di gjithçka mbi Minecraft, ai do më thotë: O ma je më e bukura! E ça t’i thuash pastaj? Mblidh legot?!” – shkroi Dojna disa javë më parë në videon ku zbuluan gjininë e bebit.
Moderatorja zgjodhi ta bëjë publike shtatzëninë në 8 mars, Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Pak muaj më parë, ajo i tha “PO” këngëtarit, teksa ky i fundit i propozoi martesë gjatë një udhëtimi në Barcelonë.
Anabelmagazine