Martesë për Stresin në 2018-ën? E dashura i nxjerr sekretin

1514830302461-1
Reperi 31 vjeçar Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi duket se po bën planet për martesë me të dashurën që jeton në Kanada, Keisin. Në intervistën eksluzive për kopertinën e revistës “Story”, reperi rrëfeu se kanë planifikuar dasmë në Santorini, një dasmë private me të miqtë dhe njerëzit e afërm. E pas disa lajmeve që flisnin për ndarje të mundshme, duket se marrëdhënia e çiftit është në ditët më të mira. Ka qenë vetë Keisi, e cila ka postuar foton e Vitit të Ri në Instagram duke festuar natën e ndërrimit të viteve me mbishkrimin. “Gëzuar i shtrenjti im, 2018 viti jonë!”. Mesa duket kjo nënkupton se ata do celebrojnë lidhjen këtë vit me martesë. 31 vjeçarja deklaroi për “Story” se u fejua në fshehtësi me Keisin 21 vjeçare që ndjek studimet e larta në Ottawa të Kanadasë, pas tre vitesh lidhje në fshehtësi.