Martesë për fasadë/ Ezel shtiret në publik me gruan pas divorcit të fshehtë
Aktori shumë i njohur për shqiptarët në rolin e “Ezel”, Kenan Imirzalioglu, prej kohësh ka pasur probleme me bashkëshorten Sinem Kobal. Pas dështimit të shtatzënisë së parë, mediat turke kanë raportuar se asgjë nuk po shkon mirë mes çiftit. Rreth një javë më parë ata u nisën për pushime, të cilat zgjatën shumë pak, shkruan Panorama Plus. Burime pranë çiftit kanë raportuar se Kenan dhe Sinem kanë probleme të shumta e mosmarrëveshje mes tyre, gjë që i ka çuar drejt vendimit për divorc. Sipas Xing, ata po shtiren si të lumtur vetëm në sytë e mediave, por lidhja e tyre familjare ka marrë fund.