Martesat më të shkurtra të personazheve të njohur

Rekordin e mban Britney Spears, që në 2004-tën, u martua për një kapricio me mikun e fëmijërisë, Jason Aleksandër, dhe e anulloi pas 55 orësh, pasi I kishte dalë pija nga festa e martesës në Las Vegas.

Nicolas Cage ishte i lidhur prej një viti me artisten e make up-it, Erika Koike. Një natë, pasi u dendën me alkool, të dy vendosën të hidhnin hapin e madh po në Las Vegas, në 23 mars 2019. Por aktori 55 vjecar e anulloi martesën pas katër ditësh e deklaroi se Erika, 20 vjet më e vogël, kishte planifikuar cdo gjë së bashku me një burrë tjetër për t`i zhvatur atij paratë.

Carmen Electra dhe Dennis Rodman kanë qenë burrë e grua për vetëm 9 ditë.

Cher dhe rokeri Gregg Allman patën një lidhje të stuhishme, por martesa edhe atyre nuk i zgjati më shumë se 9 ditë pasi këngëtarja pa se ai kishte probleme me alkoolin.

Eddie Murphy dhe Tracey Edmonds thanë “Po“ dhe ndenjën të martuar për aq sa zgjasin një palë pushime të zakonshme, 16 ditë

Mario Lopez kishte 6 vjet I lidhur me Ali Landry, por martesa e tyre përfundoi pas vetëm 18 ditësh. Në festën e beqarisë, Mario e kishte tradhëtuar partneren, dhe dikush i dërgoi asaj foton.