Martesa në prag divorci? Mikesha e Antonelës zbulon të vërtetën e tradhtisë së Messit!
Në mediat ndërkombëtare me shpejtësi qarkulloi lajmi se marrëdhënia 15-vjeçare e Lionel Messit dhe Antonela Roccuzzo po përballet me ‘krizën e saj më të madhe’.
Sipas raportimeve ylli i futbollit ka krijuar një lidhje të re me gazetaren argjentinase Sofia Martinez, martesa e tij ishte në prag të divorcit.
Së fundmi lidhur me këto lajme ka reaguar Daniella Semaan, gruaja e Cesc Fabregas, e cila është mikeshë e Messi dhe Roccuzzo. Ajo ka zbuluar se spekulimet janë të pasakta. “Çfarë publikimi është ky që nuk ka kuptim.. dhe nuk ka asgjë të vërtetë”, shkroi ajo në një postim në Instagram.
Kujtojmë që Messi dhe Roccuzzo njihen që në moshën pesëvjeçare. Ata u martuan në vitin 2017 dhe kanë tre djem, Thiago, Mateo dhe Ciro.
Bordo