“Martesa me Justin Bieber më bëri me halucinacione”, rrëfehet Hailey

Hailey Bieber ka rrëfyer së fundmi se e shkuara e saj ka qenë shumë e hidhur.

Asaj i është dashur të shikojë çdo ditë babain e saj, Steven Baldwin duke luftuar varësinë e tij ndaj drogës. Kjo situatë është ripërsëritur për modelen kur u martua me Justin Bieber. Edhe pse jo nga problemet me drogën, asaj i është dashur t’i qëndrojë afër këngëtarit nga problemet e tij me depresionin.

Hailey rrëfeu se është ndjerë shumë e dobët nga kjo situatë dhe shpesh telefononte të ëmën duke i thënë: “Nuk mund të vazhdoj”. Asokohe Hailey u sulmua shumë për martesën me Bieber pasi fansat e krahasonin atë me Selena Gomez, duke i shkaktuar halucinacione.