Martesa më e shkurtër dhe martesa më e gjatë në historinë e njerëzimit

Martesa më e shkurtër në botë është e bërë në Ayvalik, një qytet në bregdetin turk të detit Egje. Ishte padyshim një nga dasmat më të shkurtra në historinë e botës. Greku Mihailis Kutsakiozis, pasi u martua me një vajzë turke, Seval Kelebik, arriti të prishte dasmën pas vetëm 30 minutash nga po-ja e çiftit.

Ndërsa të ftuarit ishin ende në kishë, burri doli dhe më pas u kthye me dy qirinj në dorë dhe filloi me një fjali sigurisht të papritur: “Babait tim ia morën jetën turqit para luftës, do të doja një minutë heshtje”. Në kishë, nusja e cila ende mbante duart e miqve dhe të afërmve, shpërtheu në lot dhe iku.

Siklet edhe tek të afërmit e dhëndrit që nuk e prisnin një reagim të tillë nga Kutsakiozis. Dy të porsamartuarit, tashmë ish-burrë e grua, ishin takuar pesë muaj më parë: mes tyre ishte menjëherë dashuri me shikim të parë.

Dikush madje u përpoq të pajtonte çiftin por pa rezultat. Dasma e festuar të shtunën e 5 prillit u anulua me divorcin e kërkuar të hënën nga i shoqi, i cili i pakënaqur me bujën e shkaktuar, e gjykoi të arsyeshme të bënte edhe një kërkesë për dëmshpërblim për shpenzimet e bëra për organizimin e ceremonisë.

Martesa më e gjatë: A e dini sa ka zgjatur martesa më e gjatë në botë? Për 82 vjet. Çifti 100-vjeçar jeton në Hanoi, Vietnam dhe po konkurrojnë për t’u përfshirë në Rekordet Botërore Guinness si mbajtësi i rekordeve botërore për martesën më të gjatë në botë.

Çifti, Huynh Van Lac, 110 vjeç dhe gruaja e tij Nguyen Thi Lanh, 106 vjeç, tashmë mund të mburren me rekordin kombëtar në Vietnam të arritur vitin e kaluar, me 82 përvjetorë martese pas tyre.