“Martesa ime ka qenë një malore! E kemi nisur me mobilje të kohës së Enverit dhe me një biçikletë”
Aktori i humorit Gentian Zenelaj ka rrëfyer mjaft detaje nga jeta personale si dhe dha një leksion për ciftet e reja se si dashuria mes burrit dhe gruas mposht cdo gjë tjetër.
Gjatë rrëfimit për emisionin “Part Time”, Genti, i cili vetëm për pak kishte marrë rolin e “kamarierit” nuk i shpëtoi pyetjes se kush e bën ligjin në shtëpi.
I ndarë për të vendosur mes vetes, gruas dhe të bijës, aktori zbuloi se ishte e shoqja ajo që “bënte ligjin”. Pyetje: Kush e bën ligjin në shtëpinë tënde, ti, Aida, apo Aria?
Gent Zenelaj: Në shtëpinë tonë e bën ligjin gruaja, e cila ka dashur Zoti që të ishte Aida, kështu që gruaja. Në shtëpinë tonë e bënë ligjin gruaja.
Martesa ime ka qenë një malore, malore, malore, jo në aspektin e marrëdhënies time me Aidën, por realisht e kemi nisur me një shtëpi të palyer.
E kemi nisur me mobilje të kohës së Enverit dhe me një biçikletë. Ma beso që çdo gjë në këtë jetë e kam vendosur bashkë me Aidën.