Martesa e Tuna Sejdiut/ Dashuri, fitness & seks me Patris Berishën

Në rrjete sociale, kryesisht në ‘Instagram’, kemi vënë re se është kthyer në një lloj trendi stërvitja në palestër mes çifteve. Madje kemi parë edhe shumë personazhe të njohur që e praktikojnë këtë metodë. Kjo është një nga mënyrat më të mira jo vetëm për të mbajtur trupin në formë, por edhe për të kaluar disa orë më shumë së bashku. Për më tepër tani që është dhe stina e verës nuk ka mënyrë më perfekte për një çift për t’u kujdesur për trupin. Duke parë të gjitha benefitet, duket se dhe Tuna me Patrisin kanë filluar ta praktikojnë këtë gjë. Patrisi ka publikuar në ‘Instagram’ një fotografi, në të cilën shihet duke u stërvitur së bashku me Tunën në palestër. “Dashuri dhe fitness”, – ka shkruar ai bashkangjitur fotografisë. Nuk ka munguar Tuna e cila komentoi duke shtuar: “Edhe sex”. Mesa duket vetë Tuna kërkon që gjithë kohën e saj t’ja përkushtojë jetës në çift, duke qenë se më parë ajo është stërvitur edhe me të voglin, Tian, shkruan Who.