Martesa e Luizit dhe Kiarës në rrezik? Çfarë thotë astrologia Meri Shehu për çiftin
Astrologia e njohur Meri Shehu, e ftuar në “Wake Up”, ka shprehur se martesa e Kiarës dhe Luizit është e rreme.
Për shkak të Mërkurit kundër, marrëdhënia e tyre mund të jetë në rrezik dhe të përballet me probleme.
Meri Shehu: Bricjapët do merren shumë me dashurinë, fejesa, martesa.
Blendi Salaj: Bravo Bricjapi!
Enxhi Nasufi: Kiara është Bricjap, u martua.
Meri Shehu: Po për Kiarën kemi dalë ne tani. Direkt për Kiarën e kishim.
Enxhi Nasufi: Jo martesa e parë që mu kujtua.
Meri Shehu: Po ajo ishte e rreme se ishte me Mërkur të kundërt.
Blendi Salaj: Ti po thua se martesa e tyre ishte e rreme për shkak të Mërkurit?
Meri Shehu: Po me Mërkur të kundërt do të ketë probleme.
Enxhi Nasufi: Po se Meri thotë që me Mërkur të kundërt nuk merren vendime, nuk bëhen kontrata.
Blendi Salaj: Se stresohen dynjaja, duhet t’i qetësosh një çikë.
Meri Shehu: Ti qetësoj një çikë, është problem ëë? Unë i dija shqiptarët më të zgjuar, çfarë ka ndodhur me ne?
Neada Muçaj: Po pse? Është një histori dashurie, shumë e bukur.
Meri Shehu: Dashurie? Unë kam 50 vite që s’ma var njeri në dashur! (qesh) Për Zotin, 50 vite, po pres dashurinë akoma.
Blendi Salaj: Sa peshore ke zhbalancuar ti Meri, po lëri këto! Pra të kenë kujdes çifti.
Top Channel