Marsela Çibukaj: “Përveç ushqimit dashuroj dhe një djalë”

E ftuar në ‘Barbeque’ e mëngjesit në emsisionin ‘Në shtëpinë tonë’ ka qenë e ftuar një nga emrat më të mirë të muzikës shqiptare.Marsela Çibukaj veç pasionit të saj për muzikën si dhe dashurinë për ushqimin ka treguar dhe për jetën e saj private.Ajo ka pohuar se nuk është e fejuar, por është në një lidhje dashurie. Marsela ka pohuar se nuk ka asnjë gjë të keqe të flasë për lidhjet te dashurisë dhe t’i pranosh ato para publikut, por për aq kohë sa nuk janë të pjekura dhe nuk kanë siguri është mirë të mos bëhet dhe publiku konfuz, sipas Express. Për momentin ajo u shpreh entuziaste duke pohuar se dashuria që po jeton është gjëja më e bukur që po i ndodh në jetë.