Marsela Çibukaj dhe Vitmar Basha, të marrosur pas njëri-tjetrit, puthje e prekje në publik

Pas përgjysmimit spektakolar të peshës dhe dukjes tashmë të mirë, Marsela Çibukaj duket se po shijon në maksimum romancën e dashurisë me këngëtarin Vitmar Basha. Aq shumë e duan njëri-tjetrin, sa edhe kur janë në publik nuk rrinë dot një moment pa u puthur e përqafuar.

Marsela-12

Paparazzi i “Panorama Plus” i ka fotografuar gjatë koncertit “Time Capsule”, që Capital T mbajti sheshin “Nënë Tereza”. Ata shihen të lumtur dhe super të dashuruar, ndërsa shkembëjnë puthje e përqafime nën tingujt dhe zërin e reperit të momentit, Capital T. Kujtojmë që dalja e tyre e parë në publik ishte në koncertin e Ermal Metës në Pallatin e Kongreseve, ku dhe dolën fotot e para në çift të këngëtares së talentuar Marsela Çibukaj me Vitmar Bashën.

Marsela-13

Ata ishin bashkë dhe madje nuk ndalonin në përqafimet që i jepnin njëri-tjetrit. Këtë lidhje e dekonspiroi si fillim Vitmari, këngëtari që bie në sy për kaçurrelat e tij. Ai ishte i ftuar në emisionin “Lart e Poshtë”, ku dhe u shpreh se Marsela jo vetëm që ishte e dashura, por edhe muza e tij. Lidhja duket po shkon aq mirë, sa çifti i këngëtarëve po diskuton martesën. Sërish është Vitmari ai që tregon ndonjë gjë dhe e pohoi hapur tek emisioni “Gjesi”, se shumë shpejt Marsela mund të shkojë drejt altarit e veshur me fustan të bardhë. Dhe natyrisht që ajo ka nisur prej kohësh përgatitjet për ditën e saj të madhe, duke e nisur çdo gjë nga forma fizike.

Marsela-14

Në daljet e saj të fundit është parë një ndryshim spektakolar në fizikun e saj, pasi shihet tashmë e përgjysmuar në peshën trupore. Le të shohim se si do të duket nuse vajza me buzëqeshje të madhe. Hamendësimet se mes çiftit kishte diçka më shumë se miqësi kanë qarkulluar me kohë në rrethin e artistëve, por rrëfimi i Vitmarit se i kishte bashkuar muzika dhe se Marsela kishte qenë muza e tij për albumin e ri, të titulluar ‘9’, i vuri vulën kësaj historie dashurie. Së fundi, Marsela u përfol se do të ishte pjesë e spektaklit “Dance with me” në krah të Valer Kolnikajt, por në prag të fillimit të spektaklit u tërhoq nga gara për arsye personale.