Marrëzisht të dashuruar, Fatma dhe Alfio realizuan videon më të bukur të dashurisë

Me rastin e Shën Valentinit, shefi i njohur i kuzhinës Alfio Rrotani dhe moderatorja e njohur, Fatma Methasani kanë përshëndetur fansat e tyre me një video mjaft romantike.

Të veshur të dy me të bardha, ata përqafohen e përkëdhelen para kamerës, duke treguar kështu se janë shumë të dashuruar.  Çifti shfaqet duke pozuar për revistën “Who”, ndërsa në sfond nuk mungojnë tullumbacet e kuqe në formë zemrash.

“Gëzuar për dashurinë”, shkruan Alfio teksa publikon videon e këndshme në profilin e tij në “Instagram”.

Fatma dhe Alfio arritën që ta mbanin të fshehtë lidhjen prej 2-vitesh, para se gjërat të bëheshin serioze dhe publike.