Marrëdhëniet seksuale dhe lija e majmunit, flasin zyrtarët e OBSH
Më shumë se 18,000 raste të lisë së majmunëve janë raportuar në mbarë botën nga 78 vende, me shumicën në Evropë. Ky është njoftimi zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë .
Të shtunën, OBSH e shpalli shpërthimin e virusit një emergjencë shëndetësore globale. Deri më tani, 98% e rasteve të raportuara jashtë vendeve afrikane, ku virusi është endemik, janë gjurmuar tek meshkujt që kryejnë marrëdhënie seksuale me meshkuj, tha OBSH.
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, i kërkoi këtij grupi të konsideronte reduktimin e numrit të partnerëve seksualë dhe ndarjen e informacionit të kontaktit me çdo partner të ri.
“Ky është një shpërthim që mund të ndalet. Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është të zvogëloni rrezikun e ekspozimit,” tha Tedros në një konferencë shtypi në Gjenevë. “Kjo do të thotë të bësh zgjedhje të sigurta për veten dhe të tjerët.”
Lija e majmunëve është në proces riemërimi për të shmangur përdorimin e emrit si “armë” ose në mënyrë raciste, tha drejtori i reagimit emergjent të OBSH-së, Mike Ryan.
Agjencia e OKB-së rekomandon vaksinimin për grupet me rrezik të lartë, duke përfshirë burrat që kryejnë marrëdhënie seksuale me burra që kanë partnerë të shumtë seksualë, si dhe vaksinimin e punonjësve shëndetësorë.
Ai paralajmëroi se duhen disa javë pas marrjes së dozës së dytë të vaksinës për të fituar mbrojtje të plotë, kështu që njerëzit duhet të marrin masa të tjera paraprake deri atëherë.
Rreth 10 përqind e pacientëve janë shtruar në spital në shpërthimin aktual dhe pesë kanë vdekur, të gjithë në Afrikë, tha OBSH.Tedros tha se rreth 16 milionë doza të vaksinave të miratuara janë në dispozicion, por vetëm në masë, kështu që do të duhen shumë muaj për t’i futur ato në shishe.OBSH po u kërkon vendeve me rezerva të ndajnë vaksinat ndërsa furnizimet janë të kufizuara, shtoi kreu i organizatës.