Marrëdhënia treshe s’ekziston në familje/ Egla Harxhi dhe fotografi i famshëm zbulojnë jetën si prindër

Egla Harxhi dhe fotografi i famshëm i nudove të Melania Trump, Ale De Basseville kanë postuar një foto shumë të ëmbël të mëngjeseve të tyre si prindër. Në foton bardh e zi shihen çifti tek presin të zgjohet djali i tyre Luxifer, që erdhi në jetë në atmosferën e ndërrimit të viteve. Me këtë foto nënkuptohet mesazhi se asnjë person i tretë nuk është pjesë e familjes së tyre, siç u fol në media para se ata të sillnin në jetë fëmijën. Ale, i vetëquajturi Princ i Libofshës ka prezantuar në media plan-projektin e tij për ndërtimin e kësaj principate në Shqipëri. /Story.al/