Marrëdhënia me dy gratë! Sabiani: Do të jem shërbëtori i tyre gjithë jetën

Mbrëmjen e djeshme këngëtari Sabian, ka rrëfyer marëdhënien që ka me nënat e fëmijëve të tij. I ftuar në “Goca dhe Gra” në Top Channel, ai ka rrëfyer eksperiencën e tij në Big Brother VIP, marrëdhënien e ngushtë me Ilirin si dhe paksa për jetën e tij personale.

Sabiani ka treguar se ka një raport të shkëlqyer me dy gratë dhe i vlerëson për faktin se nëse s’do të ishin ato s’do të kishte Kejsin dhe Enesin.

“Do të jem shërbëtori i tyre gjithë jetën”– është shprehur Sabiani duke folur me superlativa për to e duke nënkuptuar se ruan një marrëdhënie të mirë edhe me ish bashkëshorten e tij, nënën e Kejsit.

(a.b)/dosja.al