Marrëdhënia e Bradly Cooper dhe Irina Shayk në fije të perit, fajtore Lady Gaga

Marrëdhënia e Bradley Cooper dhe Irina Shayk është komentuar herë pas here pas performancës së 44-vjeçarit në filmin ‘A star is born’ së bashku me këngëtaren Lady Gaga. Së fundmi burime për ‘New York Post’, kanë zbuluar se dyshja është duke u përpjekur për të shpëtuar marrëdhënien e tyre, pasi gjërat mes tyre nuk po shkojnë mirë. Ata kanë shtuar se asnjë prej tyre nuk është i lumtur dhe se lidhja e tyre është në fije të perit, shkruan Who.

Bradley-2

Bradley dhe Irina janë në një marrëdhënie që prej vitin 2015, raport ky i cili ka sjellë në jetë dhe një vajzë. Nuk dihet nëse me këtë krizë të çiftit lidhen lajmet e qarkulluara në rrjet se Cooper dhe Gaga kanë qenë duke përjetuar një romancë, megjithatë çdo gjë pritet të zbulohet në javët në vazhdim.