Marko Rojs shpërthen në akuza: Goli i tretë i Bajernit, i parregullt

Marko Rojs, kapiteni i Borusias së Dortmundit, nuk e ka pritur mirë vendimin e arbitrit për të lejuar golin e 3-2 të shënuar nga Leon Gorecka.

Sipas gjermanit, aksioni nga i cili shënoi Bajerni, erdhi nga një faull ndaj Emre Xhanit. Por, kjo nuk u mor fare parasysh nga arbitri i cili vazhdoi lojën dhe e cilësoi golin si të rregullt.

“Nëse do të kishte ndodhur në krahun tjetër, jam i sigurt që do të vërshëllehej për faull. Nuk habitem që këto gjëra ndodhin vetëm kundër nesh”, tha Rojs duke mos u pajtuar me vendimin e arbitrit. Kujtojmë se loja në ato momente ishte 2-2 dhe rezultati përfundimtar mund të ishte ndryshe. Gjithsesi, ky episod nuk mund të hedhë poshtë dominimin e Bajernit ndaj Borusias të shtunën pasdite.

PANORAMASPORT.AL