Marko Caka: Ç’ndodhi në paskuintat e Eurovizionit në Athinë, që Luiz Ejlli ngjalli xhelozi brenda grupit nga Shqipëria me në krye Artur Zhejin
Nga Klotilda Harka
Dikur intervistoi Luiz Ejllin në Eurovizion, sot yll në Hollyvood krah Lady Gagës. Marko Caka është aktori shqiptar, që ka arritur të prekë magjinë e Hollywood-it, duke intepretuar në gati 100 filma të industrisë së famshme. Atëherë gazetari i njohur në Greqi, Caka, përveç personazheve të famshëm botërorë, gjatë karrierës së tij i ka rastisur të intervistojë dikur dhe personazhin e momentit, Luiz Ejllin, pretendentin kryesor për të fituar “Big Brother VIP 2”. Për revistën “Story”, Marko Caka rrëfen impresionet nga takimi dhe intervista me Ejllin në Athinë, kryeqyteti i Greqisë, ku u mbajt Festivali Europian në vitin 2006. Për Luizin artist kur konkurronte me këngën “Zjarr e ftohtë” me vargje të shkruara nga i ndjeri Dr. Flori, dhe Luizin sot “aktor” të asaj që ai vetë e konsideron loja e “Big Brother VIP 2”, Caka që aktualisht është angazhuar në xhirimet e “Joker 2” me Lady Gaga, na i rrëfen për revistën “Story”.
Marko, dikur si gazetar ke intervistuar Luiz Ejllin në Athinë, kur ai u ngjit në skenën e Eurovizionit në vitin 2006. Çfarë kujton nga ai takim me këngëtarin e sapo dalë nga “Ethet”, fama e të cilit sot si lojtar i “Big Brother VIP 2” ka mbërritur deri në SHBA, ku ti jeton?
Luizi ishte shumë inteligjent, i dashur me grupin dhe plot batuta, dhe kujtoj që e patëm kaluar mirë gjatë reportazhit që realizova. E shoqërova dhe në një lokal në qendër të Athinës. Gjithashtu mbaj mend se gjatë provave dhe konferencës për mediat, kolegët gazetarë e admironin për paraqitjen e tij. Kishte shumë sens humori, dhe mos të them edhe ngjallte xhelozi brenda grupit të tij nga Shqipëria, sepse krejt vëmendja mediatike ishte drejt tij.
Kush ishin personat pjesë e grupit që e shoqëronin, e çfarë të bëri përshtypje?
E shoqëronte kompozitori i tij, Klodian Qafoku dhe drejtues i grupit ishte Artur Zheji. Në grupin e tij ishte dhe autori i tekstit të këngës “Zjarr e ftohtë””, i ndjeri Dr. Flori, nëse s’gaboj! Mbaj mend që ishte dhe një pjesëtar i grupit “Produkt 28”, si dhe Petrit Lulo, etj. Më bëri përshtypje se e quanin veten me background dhe karrierë, dhe pak a shumë nuk e donin veten pas Luiz Ejlllit, që ishte një talent i sapo zbuluar nga “Ethet e së premtes mbrëma”.
Po kolegët grekë e pëlqyen performancën e tij, “Zjarr e ftohtë”?
Kolegët grekë e pëlqyen baladën e Luizit, por dihet që Eurovizioni është klanor, dhe zgjodhën disa artistë nga Norvegjia, më duket si vikings.
Mbajtët kontakt me Luizin pas atij takimi, pasi jeni dhe nga i njëjti qytet?
Jo, se jeta ka rrjedha. Por i pëlqeva shumë se ashtu është jemi nga i njëjti qytet, Shkodra. Isha i vetmi që e intervistova në Athinë për një media shqiptare si “Panorama”, dhe ishte mirënjohës. Pas asaj eksperience të rëndësishme, mesa di ai u angazhua me diplomacinë, kurse unë u vendosa në SHBA. Por me thoshte: “Mos të humbasim, dhe takohemi në Shqipëri”.
Ti aktualisht jeton në SHBA. Të bën përshtypje që fama e tij ka mbërritur deri aty, jo si këngëtar por tashmë si lojtar i “BBVIP”?
Po, kam dëgjuar. Të gjithë flasin për të. Kuptohet digjitalizimi e ka bërë më të popullarizuarin, dhe më të admiruarin, Luiz Ejllin.
Sa i përket karrierës si aktor në Hollyvood, cili është projekti yt aktual filmik?
Tani jemi me xhirimet e “Joker 2” me Lady Gaga, Joakim Fenix. Kemi pasur në xhirime mbi 500 paparacë. Në foton që po u siguroj, ajo që është mbrapa meje është Lady Gaga, background of me. (Qesh). Në xhirime ne aktorëve nuk na lejohen fotot, por paparacët e vizitorët i kanë postuar në social media. /www.story.al