Marjola bëhet nënë për herë të parë, Jurgeni e pret me këngë: Të më rrosh sa malet o, o i bukuri i dajës o (video)
Këngëtarja e njohur Mariola Kaçani është bërë për herë të parë. Ka qenë partneri i saj që ka ndarë lajmin e bukur në rrjete sociale.
“Dita më e bukur e jetës tone, që nuk do ta harrojmë kurrë. Zoti na bekoi me djalin tonë. Faleminderit Zot”, ka shkruar ai.
Postimi është rishpërndarë më pas dhe nga këngëtarja, të cilin e kanë shoqëruar dhe me një foto të vogëlushit. Urimet kanë qenë të shumta.
Mariola e ka sjellë në jetë djalin ditën e djeshme, ndërsa dhe vëllai i saj, Jurgeni, i ka kushtuar një këngë nipit që sapo ka ardhur në jetë.
“Faleminderit vëlla, është dhurata më e bukur që më bëre. Të duam shumë dajo Juri.”, është shprehur këngëtarja për surprizën që ka bërë i vëllai.
Mariola dhe Jurgen Kaçani, vëlla e motër, janë mjaft të njohur për muzikën e tyre popullore të Shqipërisë së Jugut dhe shumë të dashur për publikun.