Marjana Kondi zbulon trukun me të cilin fshehu thinjat, vrapon tek parukieri

Marjana Kondi është një nga personazhet më të dashur të publikut shqiptar falë eksperiencës shumëvjeçare në televizion.

Aktorja e humorit ka tërhequr gjithmonë vëmendjen e ndjekësve me batuat e saj mjaft spontane.

Së fundmi me anë të një postimi në ‘Instagram’, Marjana ka treguar se si ka arritur t’i mbulojë thinjat.

“Mbulova thinjat! I lyeva me pluhurin e syve! Prerja fantastike! Faleminderit mjeshtër @oltishulla”, ka shkruar Kondi krah fotos së fundit në rrjetet sociale ku shfaqet me maskën mbrojtëse.

Kujtojmë se pas një periudhe disa javore, ditën e sotme u hapën të gjitha qendrat e estetikës ndaj dhe të gjithë vrapuan të rregullojnë ‘look-un’ e tyre menjëherë.

revistawho.com